Argumenti
Argumenti



 


Sqypnia e Lirë

SHQYPNIJA E LIRE
(1921)


Jo, po'a s´desht djalli Shqypni?
Jo,po a s´desht hasmi shqyptare?
Qe,pra,sod po ka Shqypni;
Qe,pra,sod po ka shqyptare.
Jo,po:ka Shqypni,per Zotin!
Ka Shqyptare,qi n´qark agzotin
Ata e bajn p´r´i kurgjasend.
Ç ´merr prej kreshtet s´Velecikut
E der poshte ne Kep te Shtiellit,
P´r´inad t´djallit e t´anmikut,
Sod,si shkrue kje m´liber t´qiellit;
-Shkrue me gisht t´nji Perendije-
Flamri kuq e zi lshon hije:
Ane e kand Shqypni a ky venc.
Po, por neser,me ndihme t´zotit,
Do ta bajm prap Shqypni t´lir
prej Prevezet m´Leqe t´Hotit,
Prej Tivarit m´Monastir:
Edhe Flamuri i Shqypnis´,
Si flake mnijet t´Perendise´,
Do t´valvitet m´Kacanik.
M´Kacanik,po,do t´valvitet
Kuq e zi Flamuri i Shqyptarvet,
Perse toka,shqyp ku flitet,
Ajo vete asht,qi prej t´Parvet
Trashigimi na e kemi pase:
Mbrende i huaj,jo,ma s´do t´shklase,
Pose atehere ,kur vjen per mik.
Jo,po:na sod ktu sundojm;
Ktu s´hece fjala e tjeter kuej;
Gjall Lirin´na nuk e lshojm,
S´njohim mbret as krajl te huej.
Zoti n´qiell e na mbi toke:
Me gjithkend vllazen e shoke,
Por seicilli m´cak te vet.
Prande i huej,nánderr m´e pa
Se vjen kurr e shklet nder ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptaret kane ba nji be-
Be te madhe ata kane ba:
Per Shqypni ne lufte me rra,
Me rra n´lufte me krajl e mbret,
E kur bjen ne lufte shqyptari
Lidhe me bese ai ndermjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushes s´mejdanit,
Si ato kokrrat e bastanit:
Shkulma-shkulma gjaku rrmben.
Edhe,besa pra,Shqypnija
Trup ne kambe ajo na asht cue;
Asht dynde fusha edhe malcija,
Kane njeshe armet e jane shterngue
-Zemren flak,synin si zhgjeta-
Hovin deka s´mund t´ua them.
Kqyr Evropa n´mend habitun,
Edhe bese nuk don me xanun,
Se kta djelmn n´Shqypni jane rritun,
Se kta besen e kane dhanun,
Gjall ke shpia mos me kthye,
Nji here hasmin per pa e thue,
Per pa e shty perdhuni m´cak
Po,por na,me arsye m´njane dore,
E me pushke ne tjetren ngrehe;
Pa fuqi nje komb s´ka Ore
E as nder t´gjalle s´ka pse me u njehe:
N´rrashte perdhuni kem´m´ia shiti,
Se i pa vu Shqypnis´kufi,
Prap Ballkat do t´lahen m´gjak.
Ka nji Zot,qi pre´Empirit,
Me sy t´drejte e t´shquet perore,
Vren mbi fise t´rodit t´nirit
Qi edhe t´ligshin s´e lshon dore:
Qi ma t´fortin n´mend harlisun,
Rrebte m´furi i Lumi tue krisun,
Per nen kambe t´ligshin ia shtron.
Ky,po,uje shkallmes s´Shqyptarit
Ka me i dhanun n´lum t´Parrizit
Qi sa here per dhe te Parit
As per dhune pleqnises`Parrizit
Ta vringlloje nder moshe te reja,
T´i ndrise n´dore,si njajo rrfeja,
Qi per mnere qiellvet veton.
M´kambe,pra nipa t´Gjergj Kastrijotit,
Me lidhe bese e armet me njeshe!
Kem´nji Atdhe de na n´dite t´sodit;
Kem´Shqypnin´na Regjineshe,
Per Shqypni na te jetojme;
Gjall Shqypnin´na mos ta lshojme:
N´mend ta kem´per jete e mot.
Por,ndodhi se vjen dita,
Qi me faj Shqypnin e darni,
Qi e Lirise u erret drita
Edhe m´t´hueje Atdhene e mvarni
As per pare as marri tjera,
Si nder kohe,qi shkuen,atehera,
U marrofte i Madhi Zot!

 

pregadit per botim nga Zana e Maleve





 

 



      Copyright © gusht.2004 by " www.plaveguci.eu®