 |
 |
PARATHANJE
Luftet turko-balkanike ish-Krycministri i Serbis, Vladanj Gjorgjevic,
botote nji liber nen titullin Les Albanais et les Grandes Puissances,
me qellim qi me skreditue Shqyptarët para botës se gjytetnueme
e kshtu me pritë qi Pushtetet e Mdha mos t' a qitshin Shqypnïn
shtet m' vedi c te pamvarshem. E per me i dalë këtij qellimi
té" vet në krye, pose shkaqesh etnologjike, ekonomike,
polilike e strategjike, bijte edhe arsyc psikologjike e kulturale,
vee. si t'i Ishote nji hije ma lë zezë kombit shqyplar;
tue e paraqitë si nji razza inferiore, e qi s'ishte i zoti
me u qevcrisë me vedvedi.
Tue kênë, tash, se pergjithsisht Poezija asht vete pasqyra
c psihes se nji c.do kombi, auktori, per me paraqitë Shqyptarin
si te poshterm para syve te botës, me dredhi pernjimend bizantino-balkanike,
rmueka neper plehna té" folklores s'onë kombtare
e bashkueka vjerrsha e kangë, ku kishin kenë ma té"
palame e te perdhosuna, tue shtue se jo veç Shqyptarët
s' po kishin as s' po këndojshin kangë tjera dashtnije
ma te njerzishme; por se as te zott s' po ishin me këndue gruen,
per pa u zhytë nder palavï e fjalë te shnjerzueme.
E vertetë se, per me qitë poshtë fjalët e pohimet
e këtij auktori në ket pikpamje, do te kishte mjaftue
me e pasë kshillue qi te këndote në Visarin Komhtar
te P. V. Prennushit O.F.M, kangët e vallet darsmash në
Veri te Shqypnis; si edhè ato te Shqyptarve t'ïtalis,
mbledhë e botue në formë te nji epitalami
shka s' besoj se e ka ndonji kómb tjetër i Europës
prej Prof. Giuseppc Schiró, e do te kishte pa, po,
vete, se fjalët e tija mbi kei cashtje nuk janë tjeter
veç se nji imposturë: fort e ma fort psc ato kangë
te tija kan kenë mbledhé' nder elementa te Shqypnis,
te cillt s' mund te mirren kurrsesi per eksponenta te' psihes shqyptare.
Me gjilhkia, per me u tregue edhè nji herë ma teper
kundershtarve Ie kombit t'one, se Shqyptari asht i zoti jo vee.
me shkrue mbi dashtni e hijcshi te grues. pa cenue kurrkund moralin
e njerzin; por se edhè kah trajta me i pm kto shkrime me
fjalë e thanje t'ardhshmc c krejt mbrenda carkut t'estetikës,
9' prej vjetit 1914 züna fill e shkrova kei poemih melodramatik
nen tituliin Jerina ase Mbrcinesha c Lulevet. E pse prej kangësh
e vallesh s'ona popullore vèhet oroe se Shqyptari, ma fort
se dashtnïn, këndon hijeshin e grues, shka edhè
perkon ma se miri me temperament te nji populli kreshnik, kshtu
per subjekt te këlij poemthi u muer bindja ndaj hijeshin e
grues, e jo rektimet sado te pastra te dashtnïs
ndaj té. E perse, sado te nalta té' jenë lavdet
ndaj hijeshin e nji Mbretneshe, ato s'mirren per lurtuese e ampoloze,
e mund te kenë hije në gojë te nji gdo nieri, kshtu
ngerthetimi i veprimtaris se melodramit u end per rreth njaj vashe,
qi zêhet se lulet e zgodhen per Mbretneshë te veten,
e qi njiheri kjo do t'ishte edhè Mbretneshë e Shqypnis;
pse melodrami kje shkrue per me kremtue kunorimet eventuale te Mbretneshave
te rregjinis shqyptare. Prandej nder rasa se kso se kremtesh êmni
i Mbretneshës se luleve, Jerina, do te xevendsohet me êmnin
e Mbretneshës se Shqypnis.
Publiku intelektual shqyptar e koha kan me gjykue, palè se
der ku kam mujtë me i dalë këtij qellimi t'em në
krye.
GEGË TOSKA
|
 |
 |